Rreth Kontratës Kolektive të Punës

Qëllimi i kësaj kontrate është të vendosë dhe rregullojë kushtet e punës, pagat, përfitimet, sigurinë në punë dhe të drejtat e tjera që kanë ndikim mbi marrëdhënien e punës ndërmjet punonjësit dhe punëdhënësit, ne referim edhe te konventave ndërkombëtare te ratifikuara nga ana e Republikës se Shqiperise, për ato pjese takuese te ligjit.

Kontrata Kolektive e Punës është një marrëveshje, e cila krijohet nga Entit Publik Kombëtar, URDHRI I INXHINIERI'VE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE, që është dhe qe përfaqëson interesat e përbashkëta te profesionistëve, më qellim koordinimi dhe garantimin e se drejtës se ushtrimit te profesioneve, ne fushat e caktuar te çdo disipline te inxhinierive. Ne zbatim plote te ligjit nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, si edhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet tyre në funksion të publikut, si edhe direktivave te BE-se, me qëllimi e integrimin e çdo profesioni/profesionisti ne sipërfaqen Ndërkombëtare në Referim;

  • Directive 2005/36/EC of the European Parliament (i ndryshuar).
  • Ligji nr. 10171 datë 22.10.2009, “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë
  • Ligjit nr. 103/2014 "Për Miratimin e Strategjisë se Sigurisë Kombëtare te Republikës se Shqipërisë.

Kjo Kontratë Kolektive Pune do te mund te siguroj një balancë të drejtë ndërmjet interesave të të dy palëve dhe do te ndihmoj në krijimin e një mjedisi të qartë dhe të qëndrueshëm pune. Ajo synon të sigurojë barazi dhe drejtësi, duke mbrojtur punonjësit nga abuzimet e mundshme dhe duke krijuar një marrëdhënie pune të qëndrueshme dhe të drejtë dhe minimalisht e vlerësuar nga pikëpamja monetare te pagës.

Lexo më tepër rreth MIRATIMIT TË AKTIT TË KRIJIMIT TË KONTRATËS KOLEKTIVE TË PUNËS PËR ANTARËT E URDHRIT

PERMBAJTJA

Struktura ideale për krijimin e kontratës kolektive pune është e organizuar dhe të përfshijë të gjitha elementet që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet punonjësve dhe punëdhënësit. Kjo kontratë kolektive e mirë formuluar është e qartë, gjithëpërfshirëse dhe do të mund te mbrojë interesat e të dyja palëve. Në referim te konventës nr. 154 "Bisedimet Kolektive 1981"

    1. Preambula (Hyrja).

    2. Objektivi i Kontratës

    3. Fusha e Zbatimit

    4. Marrëdhëniet e Punës

    5. Të Drejatat dhe Detyrimet e Punëmarrësit dhe Punëdhënesit

    ...Lexo më shumë

PREAMBULA

Qëllimi i kësaj kontrate është të vendosë dhe rregullojë kushtet e punës, pagat, përfitimet, sigurinë në punë dhe të drejtat e tjera që kanë ndikim mbi marrëdhënien e punës ndërmjet punonjësit dhe punëdhënësit, ne referim edhe te konventave ndërkombëtare te ratifikuara nga ana e Republikës se Shqiperise, për ato pjese takuese te ligjit.

    1. Hyrja.

    2. E drejta, e Jetës, ne referim te Kushtetutës se RSH-se;

    3. E Drejta Civile e Globale te Individëve qe punojnë, ne referim te KONVENTAVE TE RATIFIKUARA NGA RSH-se

    4. E Drejta Civile, ne referim te Kodit Civil ne RSH-se;

    5. 5. E drejta për Kryerjen e Aktit ne referim te "Kodit te Punës ne RSH-së"

    ...Lexo më shumë

OBJEKTIVI I KONTRATËS

Objektivi i Kontratës Kolektive te Punës në hapësirën e te punësuarave qe shërbejnë ne Fushat e Inxhinierive (për profesionet e rregulluara, te gjithsecilit individë/profesion), është rregullimi i marrëdhënieve të punës, mbrojtja e të drejtave të punonjësve si edhe përmirësimi i kushteve të punës, si edhe ne vijim krijimi i standardit unik për këtë hapësirë.

    1. Synimet dhe Qellimet e Kontratës.

    2. Kontrata Individuale e Punës e Qartë dhe Transparente

    3. Respektimi i Ligjeve të Punës dhe Standardeve Ndërkombëtare

    4. Siguri dhe Shëndet në Punë

    ...Lexo më shumë

PROCEDURAT STANDARDE

Qëllimi i kësaj procedure standarde ekonomike është përcaktimi i "Kostos Minimale te Jetesës për vitin 2025" nëpërmjet përllogaritjes se minimumit te kostos se jetesës për punonjësit qe janë apo do te jene anëtarë te Urdhrit te Inxhinierive ne Republikën e Shqiperise, te cilët kryejnë shërbimin brenda fushës se veprimtarisë se inxhinierive se gjithsecilit ne profesionin e zgjedhur prej tyre. Te cilësuar nga enti me statusin i punësuar, me qellim përllogaritjen e Pagës Baze Fillestare e Individit për Here te Pare.

STRUKTURA E SKEMES SE PAGESES

Qëllimi i kësaj procedure standarde ekonomike është përcaktimi i ´´ Strukturës se Skemës se Pagesë´´ nëpërmjet përllogaritjes se minimumit te kostos se jetesës për punonjësit qe janë apo do te jene anëtarë te Urdhrit te Inxhinierive ne Republikën e Shqiperise, te cilët kryejnë shërbimin brenda fushës se veprimtarisë se gjithsecilit ne profesionin e zgjedhur prej tyre, te cilësuar nga entit me statusin i punësuar, si edhe ne përcaktimin minimal te Kushteve Financiare te kontratës individuale te punës ne krijimin e Marrëdhënies se Punës.

FUSHA E ZBATIMIT

Ky Akt Administrativ Kolektiv, “Kontrata Kolektive e Punës”, vlen për te gjithë te punësuarit qe ushtrojnë aktivitetin ne fushat e veprimtarive te inxhinierive ne te gjithë territorin e Republikës se Shqiperise. Kjo Kontrate Kolektive e Punës i shtrin efektet e saj për punëdhënësit dhe të punësuarit ne subjektet qe kryejnë shërbimet ne fushat shërbime te veprimtarive te Inxhinierive ne te gjitha nivelet (apo pozicionet)

    1. Përcaktimi i punonjësve që mbulohen nga kontrata kolektive

    2. Sektori apo Departamentet ku zbatohet kontrata.

    3. Struktura baze e sektorëve ne "Marrëdhënien e Punës"

    4. Themelimi i marrëdhënies së punës

    ...Lexo më shumë

MAREDHENIET E PUNES

Ky kapitull lidhet me detajet e mardhënieve të punës siç janë kushtet e punës, pagat dhe shpërblimet etj.

    1. Kushtet e punës: Orari i punës, pushimet, orët shtesë dhe pushimet javor

    2. Paga dhe Shpërblimet

    3. Skemat e pagave, shpërblimet dhe rritjet e rregullta të pagave

    4. Shpërblimet shtesë: Bonuset, shpërblimet për performancë dhe pagesat për punë të rëndë apo me risk.

    ...Lexo më shumë

TE DREJTAT DHE DETYRIMET E PUNEMARRESIT DHE PUNEDHENESIT

Punëmarrësit dhe Punëdhënësit do te pajtohen ne marrëveshjet e tyre me Kushtet e Kontratës Kolektive te Pune dhe do te prodhojnë Kontratën Individuale te Punës dhe do te negociojnë për ato hapësira qe i jep ligji dhe kontrata kolektive e punës.

    1. Detyrimi i Palëve Punëmarrësit dhe Punëdhënësit.

    2. Të Drejtat dhe Detyrimet e Punonjësve

    3. Të Drejtat dhe Detyrimet e Punëdhënësit

    4. Marrëdhëniet e Punës

    ...Lexo më shumë

SIGURIA DHE SHENDETI NE VENDIN E PUNES

Përcaktimi i masave për sigurinë në punë është një proces i rëndësishëm që përfshin krijimin dhe zbatimin e rregullave dhe standardeve të qarta për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e punonjësve. Këto masa janë thelbësore për të parandaluar aksidentet dhe për të siguruar një ambient pune të sigurt. Ja disa hapa dhe mënyra si mund të përcaktohen masat për sigurinë në punë:

    1. Siguria dhe Shëndeti në Vendin e Punës

    2. Përcaktimi i masave për sigurinë në punë/P>

    3. Detyrimet e punëdhënësit për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të trajnuar punonjësit në përdorimin e pajisjeve të sigurta.

    ...Lexo më shumë

KUALIFIKIMI DHE ZHVILLIMI PROFESIONAL

Këto mundësi për arsimim dhe zhvillim profesional gjatë punësimit jo vetëm që përmirësojnë performancën e punonjësve, por gjithashtu ndihmojnë në rritjen e angazhimit dhe besnikërisë së tyre ndaj organizatës. Kompanitë që investojnë në edukimin e stafit të tyre zakonisht shohin rezultate pozitive në formën e rritjes së produktivitetit dhe inovacionit.

    1. Mundësitë për Arsimim dhe Trajnim të Vazhdueshëm..

    2. Politikat për avancimin në karrierë, rikualifikimin dhe ndihmën për zhvillimin profesional të punonjësve.

    3. Politikat për rikualifikimin profesional

    4. Programet e Edukimit dhe Trajnimit të Vazhdueshëm

    ...Lexo më shumë

PUSHIMET DHE LEJET

Pushimet e paguara janë një e drejtë e punonjësve dhe rregullohen nga Kodi i Punës, kontratat kolektive dhe rregulloret e brendshme të institucionit. Për ndarjen e tyre, zakonisht merren parasysh llojet e pushimeve, kriteret për përfitimin e tyre dhe mënyra e planifikimit.

    1. Llojet e Pushimeve të Paguara

    2. Mënyrat e Ndarjes së Ditëve të Pushimeve

    3. Pagesa Gjatë Lejes së Sëmundjes

    ...Lexo më shumë

DISIPLINA DHE PROCEDURA DISIPLINORE

Përcaktimi i masave disiplinore në një vend pune është një proces i ndjeshëm që kërkon respektimin e rregullave dhe procedurave për të siguruar drejtësi dhe transparencë. Masat disiplinore janë veprime të ndërmarra nga punëdhënësi për të ndëshkuar një punonjës kur ai/ajo ka shkelur rregullat e brendshme të punës ose ka kryer veprime të papërshtatshme. Procedurat ideale për përcaktimin e këtyre masave duhet të jenë të bazuara në ligj, rregullore të brendshme dhe parime të barazisë.

    1. Disiplina dhe Procedurat Disiplinore

    2. Protokolli për ankesat e punonjësve

    3. Hapat që duhet të ndiqen për të garantuar drejtësi në zbatimin e disiplinës.

    ...Lexo më shumë

ZGJIDHJA E MOSMAREVESHJEVE

Mekanizmat për zgjidhjen e konflikteve midis punonjësve dhe punëdhënësit përmes negocimit, ndërmjetësimit ose arbitrazhit.Mekanizmi për zgjidhjen e konflikteve midis punonjësve dhe punëdhënësve duhet të jetë i drejtë, transparent, dhe efektiv, duke mbrojtur interesat e të dyja palëve dhe duke shmangur përshkallëzimin e konflikteve. Zgjidhja e konflikteve duhet të përqendrohet te dialogu, negocimi dhe, nëse është e nevojshme, me vlerësimin dhe ekspertize teknike, dhe arbitrazhi.

    1. Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

    2. Sjellja për zgjidhjen e konflikteve

    3. Rregullat për grevat dhe mbylljet e vendit të punës(nëse lejohet nga ligji).

    ...Lexo më shumë

URDHRI I INXHINIERIVE NE RSH-SE DHE PERFAQESIMI I PUNONJESVE

Kontrate Kolektive e Punës i shtrin efektet e saj për punëdhënësit dhe të punësuarit ne subjektet qe kryejnë shërbimet ne fushat shërbime te veprimtarive te Inxhinierive ne te gjitha nivelet (apo pozicionet)

    1. Rregullat e Përfaqësimit të Punonjësve

    2. Të Drejtat e Punonjësve në Përfaqësim

    3. Përgjegjësitë e Punëdhënësve për Përfaqësimin e Punonjësve

    ...Lexo më shumë

KUSHTET PER PERFUNDIMIN E KONTRATES

Përfundimi i një marrëdhënieje pune mund të ndodhë për një sërë arsyesh dhe kërkon respektimin e kushteve dhe procedurave të caktuara ligjore dhe kontraktuale. Këto kushte dhe procedura janë të rëndësishme për të siguruar që të drejtat e të dyja palëve, si punonjësit ashtu edhe punëdhënësit, të respektohen dhe të shmangen konfliktet apo paditë ligjore.

    1. Përfundimi me Marrëveshje

    2. Dorëheqja nga Punonjësi

    3. Shkarkimi nga Punëdhënësi

    4. Shkarkimi për Shkak të Shkeljes së Rëndë

    ...Lexo më shumë

PERGJEGJESITE SOCIALE DHE ETIKA NE PUNE

Politikat për mbështetjen e përgjegjësisë sociale të një Enti Publik Profesional përfshijnë masa dhe iniciativa që synojnë të integrojnë praktikat e qëndrueshme dhe të ndihmojnë në zhvillimin e komuniteteve lokale. Këto politika zakonisht ndahen në dy fusha kryesore: mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetjen e komuniteteve lokale.

    1. Politikat për mbështetjen e përgjegjësisë sociale të Enti Publik Profesional

    2. Përcaktimi i kodeve të sjelljes etike dhe parimeve morale

    3. Zbatimi dhe Monitorimi i Kodit

    ...Lexo më shumë

MEKANIZMI PER RISHIKIMI DHE PERDITESIM TE KONTRATES

Rishikimi dhe ndryshimi i një kontrate në bazë të ndryshimeve ligjore ose kushtet e tregut të punës është një proces i strukturuar që siguron përputhshmërinë me rregulloret dhe përshtatjen me realitetin ekonomik

    1. Mekanizmat për Rishikim dhe Përditësim të Kontratës

    2. Procedurat për rishikimin dhe ndryshimin e kontratës në bazë të ndryshimeve në ligje ose kushtet e tregut të punës.

    ...Lexo më shumë

DISPOZITA PERFUNDIMTARE

Në rastin e një kontrate kolektive të punës të miratuar nga një ent publik profesional dhe që ka natyrë të njëanshme, ka disa elemente specifike që duhet të përcaktohen qartë

    1. Dispozitat Përfundimtare

    2. Data e Hyrjes në Fuqi dhe Periudha e Vlefshmërisë së Kontratës Kolektive të Punës e Miratuar nga Enti Publik Profesional (Kontratë e Njëanshme)

    3. Kushtet për Rinovimin e Kontratës Kolektive të Punës dhe Afatet për Njoftimin e Ndryshimeve (për Kontrata të Njëanshme)

    4. Nënshkrimet e Palëve që Dëshmojnë Miratimin e Kushteve të Kontratës Kolektive të Punës së Njëanshme

    ...Lexo më shumë

DESHMI PER MIRATIMIN E KONTRATES KOLEKTIVE TE PUNES

Marrëdhënia e Punës krijohet nëpërmjet Veprimit Juridik ndërmjet një punonjësi dhe një punëdhënësi, qe rregullohet nga një kontratë pune individuale. Në këtë marrëdhënie, punonjësi detyrohet të kryejë një shërbime (pune) të caktuar në favor të punëdhënësit, ndërsa punëdhënësi ka detyrimin t'i ofrojë punonjësit pagën dhe kushtet e tjera të punës të përcaktuara, të rregulluara me ligj ne vijim Kodi i Punës, Kontrata Kolektive e Punës, Kontrata Individuale me specifikimet e punës.

    Ne te drejtën civile te Aktit Themeltar te Shteti qe është Kushtetuta e RSH-se, përkatësisht nenit 18 pika 1 dhe 2, nenit 49, pika 1 dhe 2. Ne vijim tërësisht ne zbatim te te Drejtave Civile Globale te Individëve qe punojnë, ne referim te KONVENTAVE TE RATIFIKUARA NGA RSH-se, si edhe Veçanërisht ne; Ligjin nr. 7850, date 29/07/1994 Kodit Civil te RSH-se i përditësuar, përkatësisht ne nenit 79, 661, 663, 664. Ligjin nr. 7961,date 12.7.1995 Kodi i Punës te RSH-se i ndryshuar, përkatësisht germa d), Kontrata Kolektive e Punës, pika 1. Neni 11, pika 1,2,3 e neni 159 Kontrata Kolektive e Punës, ne vijim tërësisht; Ligjin nr. 44/2015 Kodi i Procedurës Administrative RSH-se, germa a),b) pika 1, germa a) pika 2, neni 2 Fusha e Zbatimit.....

    ...Lexo më shumë

Partneret

Magnam dolores commodi suscipit. Necessitatibus eius consequatur ex aliquid fuga eum quidem. Sit sint consectetur velit. Quisquam quos quisquam cupiditate. Et nemo qui impedit suscipit alias ea. Quia fugiat sit in iste officiis commodi quidem hic quas.